Ministri Dar: Pakistani dëshiron një fund të përhershëm të luftës SHBA-Iran

17 Prill 2026 | 19:09

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar tha se Pakistani duke folur në Forumin e Diplomacisë në Antalia tha se një marrëveshje paqeje SHBA-Iran është më shumë se 80 përqind e përfunduar, por shtoi se të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet. Ai theksoi se Pakistani nuk do të lërë gur pa lëvizur në përpjekjet e tij për të arritur paqen.

“Ajo që Pakistani dëshiron të shohë nuk është zgjatja e armëpushimit, por fundi i përhershëm i luftës”, tha ai.

Pakistani ka qenë në qendër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje midis SHBA-së dhe Iranit.

Dar, së bashku me kryeministrin e Pakistanit Shahbaz Sharif dhe shefin ushtarak Asim Munir, ndërmjetësuan diskutimet midis dy palëve të mbajtura në Islamabad javën e kaluar, të cilat dështuan të prodhonin një marrëveshje, por negociatat kanë vazhduar.

Një ekip negociatorësh pakistanezë të udhëhequr nga Munir është tani në ditën e tretë të një udhëtimi të rëndësishëm në Teheran, ku po takohen me zyrtarë të lartë iranianë për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.

Sharif po merr pjesë gjithashtu në forumin në Antalia, duke përfunduar një udhëtim të gjatë që ka përfshirë ndalesa në Arabinë Saudite dhe Katar, ku ai dhe Dar u takuan me udhëheqjen e lartë dhe diskutuan bisedimet e vazhdueshme të ndërmjetësuara nga Pakistani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026