Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin

16 Prill 2026 | 14:35

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron sot për një vizitë në Kosovë. Mësohet se Dendias mëngjesin e së enjtes është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Dendias në rrjetin social X.

“Mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar ai në X.

Ndërkohë, sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë shtabin e kontingjentit grek në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Në Kosovë po qëndron edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026