Ministri i ‘besuar’ i Ramës, Bledi Çuçi pjesë e qeverisë në 3 mandate
I lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970, Bledi Çuçi përfundoi studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë. Gjatë viteve 1999-2005, Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese, nga kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë, e deri tek anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në vitin 2007 ai u bë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste (PS), kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Gjatë viteve 2010-2013, Bledi Çuçi ka shërbyer si ekspert ligjor pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në Shqipëri e më pas si nënsekretar për Çështjet Zgjedhore në PS.
Në 2013 kur socialistët u rikthyen në mazhorancë pas 8 vitesh atij iu besua posti i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, detyrë që e mbajti deri në vitin 2017. Në krye të këtij institucioni, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale.
Në janar të vitit 2019 deri në dhjetor 2020, një tjetër ministri do i besohej Bledi Çuçit, konkretisht Ministria a Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Krahas posteve ministrore në 2016 ai u caktua i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër.
Një tjetër pozicion që selia rozë i besoi atij ishte kur shërbeu si bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kulmin e karrierës së tij politike deri më tani do ta shënonte në dhjetor të 2020, kur kryeministri Rama do t’i besonte atij Ministrinë e Brendshme. Emërimi i Çuçit në krye të këtij institucioni erdhi në një nga momentet më të vështira në 8 vite qeverisje pasi thuajse i gjithë vendi ishte përfshirë nga protesta të shumta pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, që solli dorëheqjen e paraardhësit të tij, Sandër Lleshaj.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta