Ministri i Brendshëm grek takon Fredi Belerin në ambientet e burgut të Durrësit
Ministri i Brendshëm i Greqisë Johanis Ikonomu, është takuar mesditën e kësaj të premteje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, por ende të pa betuar, Fredi Beleri.
Ministri grek i cili vizitoi dtën e djeshme Tiranën në kuadër të ministerialit të Ministrave të Brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor, vizitoi Belerin në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit.
Vizita e zyrtarit të lartë grek vjen vjen vetëm një ditë pasi GJKKO në seancën paraprake në ngarkim të Belerit vendosi lënien e tij në burg dhe nisjen e procesit gjyqësor në themel.
Në lidhje me vizitën mësohet se nuk do të ketë një prononcim publik nga ministri i Brendshëm grek.
Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Prokuroia e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.
Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po emban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë