Ministri i Brendshëm kërkon nga Policia të godasë fenomenin e shit-blerjes së votës
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ka zhvilluar këtë të hënë një bashkëbisedim me krerët e Policisë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi nga Policia të tregohet profesioniste dhe të godasë çdo tentativë për blerje votash.
“Policia të jetë sa më neutrale në këtë proces. Politika sigurisht të bën pis, dhe unë e di shumë mirë se për të arritur qëllimet e tyre, politikanët sulmojnë institucionet herë pas here kur ata mendojnë se marrin kredo politike, por mos u intimidoni. Të jeni profesionistë në reagime. Duhet të veprojmë në mënyrë proaktive me gjithë instrumentet që ka Policia në dorë për të gjurmuar dhe për të fiksuar prova dhe kapur në flagrancë atë që kryejnë krime elektorale”, tha Çuçi.
Ai kërkoi nga Policia të mos kursejnë asnjë person, i cili tenton të kryejë krime zgjedhore, konkretisht atë që z. Çuçi e quajti si “fenomeni i shit-blerjes së votës”.
“Kjo javë ju e dini shumë mirë se rritet intensiteti për të kryer veprime, që janë krime elektorale, sidomos me shit-blerjen e votës. Do doja edhe rezultate në këtë pikë dhe Policia ka eksperiencë në këtë pikë dhe mos e kurseni askënd në lidhje me këtë pikë”, shtoi ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta