Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Grenlandë

19 Maj 2025 | 19:01

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, në një takim me homologun e tij danez Lars Loke Rasmussen sot në Pekin, deklaroi se Kina respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Danimarkës kur bëhet fjalë për Groenlandën dhe i bëri thirrje atij vendi të ketë një qëndrim reciprok ndaj sovranitetit kinez.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka këmbëngulur në muajt e fundit që SHBA-të duhet të marrin kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmë-autonom danez që ka rëndësi strategjike, raportoi Reuters.

Ministria e Jashtme kineze njoftoi se Wang tha se shpreson që Danimarka të vazhdojë të mbështesë qëndrimin legjitim të Kinës kur bëhet fjalë për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

Takimi midis dy palëve erdhi pasi Pekini kritikoi Danimarkën për pritjen e ish-presidentes tajvaneze Tsai Ing-wen javën e kaluar, e cila u takua me ligjvënës danezë dhe mbajti një fjalim në një samit për demokracinë në Kopenhagen.

Kina e pretendon Tajvanin si territor të saj, ndërsa qeveria tajvaneze hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, kujtoi Reuters.

Sipas agjencisë, marrëdhëniet midis Kinës dhe Danimarkës arritën pikën më të ulët në vitin 2009, kur Dalai Lama vizitoi Kopenhagenin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026

Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim

Irani kundërshtoi një raport të së enjtes të The New York Times se Teherani kishte hedhur poshtë një marrëveshje armëpushimi të SHBA-së të paraqitur nga Iraku, duke...
09:34 | 24/07/2026

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se çdo dëm i shkaktuar ndaj anijeve ose anijeve të mallrave, në mes të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, do...
09:03 | 24/07/2026