Grenell vizitë në Kosovë, politologu: Nga çfarë varet takimi me kryeministrin Kurti
Politologu Argjend Zenaj analizoi situatën politike të Kosovës dhe diskutoi mundësinë e një vizite të Richard Grenell në Kosovë.
Gjatë një lidhje direkte për Euronews Albania ai shpjegoi se është e mundur që Grenell të vizitojë vendin, pavarësisht tensioneve mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Zenajt, një takim mes të dyve nuk mund të përjashtohet.
“Ne kemi informacione që emisari për misione të posaçme i presidentit amerikan Donald Trump do të vizitojë Kosovën. Nëse partitë e opozitës arrijnë të krijojnë një qeveri të re, ai mund t’i takojë vetëm përfaqësues të tyre duke anashkaluar Kurtin. Por, nëse kjo qeveri nuk arrin të jetë efektive pa përfshirjen e partisë ‘Vetëvendosje’ dhe Kurtit, atëherë Grenell mund të gjejë kanale alternative për të komunikuar me kryeministrin aktual”, tha Zenaj.
Ai gjithashtu theksoi se Kurti mund të reflektojë mbi situatën, duke pranuar nevojën për një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pas deklaratave të ashpra që kanë pasuar mes tij dhe diplomatit amerikan.
“Besoj se Kurti ka filluar të kuptojë se pa aleancën me SHBA-në, pa mbështetjen e Amerikës dhe pa mentorimin e saj, Kosova nuk mund të ecë përpara në arenën ndërkombëtare”, shtoi Zenaj.
Ai nënvizoi se Kosova ka arritur deri këtu falë mbështetjes së SHBA-së, e cila ka ndihmuar në çlirimin e vendit, ndërtimin e shtetit dhe njohjen e tij ndërkombëtarisht.
“Ne nuk jemi gati të bëjmë populizma duke prishur marrëdhëniet me aleatin kryesor që na ka çliruar, na ka ndihmuar në njohjen e shtetit dhe na ka mundësuar të jemi anëtarë të organizatave ndërkombëtare”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë