Xhudistja nga Kosova në gjysmëfinalen e Grand Prix Austria
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë.
Në këtë fazë ajo ishte shumë më e mirë se kundërshtarja serbe Nikolina Nisavic, njofton KosovaPress.
Distria e nisi në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë. Në raundin e dytë, xhudistja pejane ishte më e mirë se kundërshtarja amerikane, Jenna Schurr, duke e mposhtur me ippon.
Tashmë, Krasniqi në gjysmëfinale do të përballet me hungarezen, Reka Pupp.
Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 6 kontinente, 52 shtete, 416 garues, nga të cilët 247 meshkuj dhe 169 femra, ndersa përveç Distrias dhe Laurines, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila ndeshet nesër.
LEXONI GJITHASHTU:
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër