Ministri i Jashtëm Kuleba, zbulon kur mund të arrihet paqja në Ukrainë
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, deklaroi se paqja e vërtetë mes Ukrainës dhe Rusisë mund të vendoset atëherë vetëm kur do të kthehen të gjitha rajonet e pushtuara nga rusët përfshirë dhe Krimenë.
Deklaratat Kuleba i bëri përmes një video-lidhjeje me konferencën për sigurinë në Detin e Zi, të mbajtur në Bukuresht.
“Pa dallim… çdo qytet ukrainas, të gjithë duhet të jenë sërish pjesë e Ukrainës”, tha Kulba.
Një deklaratë e cila tregon vendosmërinë e Ukrainës për të vijuar luftën dhe kundërofensivës për të rikthyer zonat e pushtuara nga Rusia.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Ndërkaq, Moska kishte aneksuar paligjshëm gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe që atëherë kishte mbështetur grupe separatiste që luftonin me forcat qeveritare ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.
Arritjen e një marrëveshjeje paqeje me ndryshime të kufijëve e ka refuzuar kategorikisht dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka theksuar se territori i Ukrainës nuk mund të përdoret për negociata me Moskën.
LEXO GJITHASHTU:
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në