Raketa e Koresë së Veriut alarmon Japoninë, lëshohet urdhri për evakuim

13 Prill 2023 | 09:54

Lëshimi i një rakete nga Koreja e Veriut shkaktoi konfuzion në Japoninë veriore këtë të enjte. Autoritetet japoneze lëshuan një urdhër evakuimi për qytetin e Hokkaidos, por pas 30 minutave e anuluan atë.

Sirenat e sulmit u ndezën në Hokkaido dhe banorëve iu komunikua të “evakuoheshin menjëherë”, duke ngjallur panik dhe frikë.

Autoritetet më pas deklaruan se raketa nuk u ul pranë ishullit duke tërhequr alarmin e dhënë.

Tensionet janë rritur në rajon, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar tashmë 27 raketa këtë vit.

Raketat besohet të jenë me rreze të mesme ose më të gjatë, por detajet se çfarë arme u testua mëngjesin e së enjtes nuk janë bërë ende publike.

Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA e kanë dënuar testin. Kryeministri japonez Fumio Kishida deklaroi se qeveria e tij do të mbledh Këshillin e Sigurisë pas situatës në rajon.

Ndërkohë, rojet bregdetare japoneze thanë se raketa ra në ujërat në lindje të Koresë së Veriut. Ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha se nuk mund të konfirmonte nëse raketa fluturoi mbi zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Ky lëshim i fundit erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un urdhëroi ushtrinë e tij të adoptonte një mënyrë “më praktike” në parandalimin e luftës, siç raportohet nga agjencia shtetërore e medias KCNA.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026