Koreja e Veriut kryen një testim të ri të raketave
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë, që mund të jetë një model i ri i raketave balistike, tha Koreja e Jugut. Raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra, tha ushtria e Koresë së Jugut më 13 prill, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të madh”.
Lartësia në të cilën fluturoi raketa nuk është bërë publike, edhe pse agjencia jugkoreane e lajmeve, Yonhap, tha se dukej se raketa fluturoi më pak se 3.000 kilometra. Kjo është lartësi më e ulët sesa testimet e kryera vitin e kaluar, që arritën deri në 6.000 kilometra.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se është në gatishmëri të lartë dhe po koordinohet ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që kanë “dënuar fuqishëm” atë që Shtëpia e Bardhë tha se ishte testim i një rakete balistike me rreze të gjatë veprimi.
Një zyrtar i ushtrisë jugkoreane tha se testimi si duket përfshinte një sistem të ri armësh që është shfaqur në paradat e fundit ushtarake të Koresë së Veriut.
Sipas analizimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se raketa mund të jetë me lëndë djegëse të ngurtë. Koreja e Veriut ka punuar që të ndërtojë raketa me lëndë djegëse të ngurtë, të cilat mund të lëshohen pothuajse pa paralajmërim dhe nuk duhet kohë për t’u nisur.
Raketa u lëshua në orën 07:23 sipas kohës lokale nga Phenjani, tha ushtria e Koresë së Jugut. Kjo është hera e parë që një raketë me rreze të gjatë veprimi është lëshuar nga një vend testues afër kryeqytetit verikorean që nga viti 2017.
Pas lëshimit të kësaj rakete, kryeministri japonez Fuimo Kishida ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ministri jugkorean i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, tha se raketa duket se është lëshuar drejt lindjes, por nuk ka rënë në territorin e Japonisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë