Ministri i Mbrojtjes i Iranit viziton Kinën pas përplasjes 12 ditore me Izraelin

26 Qershor 2025 | 10:04

Ministri i Mbrojtjes i Iranit ka udhëtuar drejt aleatit diplomatik dhe ekonomik, Kinës, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga përplasja 12-ditore me Izraelin, e cila për pak kohë i futi SHBA-të në një konflikt të ri rajonal.

Aziz Nasirzadeh është një nga nëntë ministrat e mbrojtjes që media shtetërore kineze thotë se morën pjesë në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) , një grupim rajonal sigurie i udhëhequr nga Kina dhe Rusia, i cili është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, ndërsa Pekini dhe Moska kërkojnë të ndërtojnë blloqe ndërkombëtare alternative ndaj atyre të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Takimi dy-ditor filloi të mërkurën në qytetin bregdetar kinez të Qingdaos, një ditë pasi një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit shuajti ato që kishin qenë ditë të tëra sulmesh ajrore midis të dyjave, të ndërprera nga një sulm amerikan ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.

Mbledhja e SCO-së përkoi me një takim të udhëheqësve të NATO-s në Hagë, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA-të do të takohen me Iranin “javën e ardhshme” në lidhje me një marrëveshje të mundshme bërthamore.

Takimi i Pekinit, pjesë e ngjarjeve për kryesimin e saj të rradhës të SCO-së, nxori në pah rolin e Kinës si një lojtare kyçe ndërkombëtare, edhe pse ajo mbeti kryesisht në periferi të konfliktit Izrael-Iran – dhe rëndësinë që Teherani i kushton marrëdhënies së tij me Pekinin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026