Ministri izraelit, Gideon Sarr: Populli iranian nuk mund të çlirohet pa ndihmë të jashtme
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sarr ka deklaruar se IDF vrau mbrëmë komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Gholamreza Soleimani dhe shefin e sigurisë Ali Larijani duke shtuar se iranianët janë më të sigurt pa ta.
Ai gjithashtu foli lidhur me udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është shfaqur në publik që nga emërimi i tij.
“Ai duhet ta tregojë fytyrën. Mund të vazhdojë të fshihet, por duhet ta tregojë, sepse po fillon të bëhet e sikletshme”, tha ai.
Sipas tij veprimet izraelite po e dobësojnë mekanizmin e shtypjes së Iranit. Ai theksoi se regjimi mund të rrëzohet vetëm nga populli iranian. Ministri shtoi se pa ndihmë të jashtme, populli iranian nuk mund të çlirohet vetë.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve të Iranit që të marrin përsëri kontrollin e vendit të tyre.
“Kur të mbarojmë, merrni qeverinë tuaj, do të jetë e juaja për ta marrë”, tha Trump në fillim të luftës më 28 shkurt.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet