Ministri izraelit urdhëron reduktimin e ushqimit për të burgosurit palestinezë
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka urdhëruar reduktim të mëtejshëm të sasisë së ushqimit të ofruar për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite, politikë kjo që aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë krahasuar me urinë e detyruar.
Pas 7 tetorit, Ben-Gvir mbylli mensat dhe kuzhinat e burgjeve, duke i lënë të burgosurit palestinezë plotësisht të varur nga vetë burgjet për ushqim.
Me anë të një lettre ai dha këtë mërkurë udhëzime të mëtejshme për të zvogëluar sasinë e ushqimit që u jepet të burgosurve. Ai tha se masa kishte për qëllim frenimin e sulmeve nga luftëtarët, por ai nuk shpjegoi se si këto kishin lidhje me njëra-tjetën.
Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael ka kundërshtuar kufizimet e ushqimit në gjykatë, duke argumentuar se ato përbëjnë një politikë të urisë.
Duke cituar dëshminë e të burgosurve, grupi i të drejtave thotë se ushqimi i ofruar është i pamjaftueshëm dhe i pashëndetshëm dhe ka çuar në “dëmtim të rëndë të shëndetit dhe dinjitetit të të burgosurve”. Ai thotë se të burgosurit vuajnë nga “uria e vazhdueshme, humbja ekstreme e peshës dhe agjërimi i detyruar” dhe mbahen në “kushte të vërteta torture”.
Që nga fillimi i luftës, numri i të burgosurve palestinezë është rritur, pasi Izraeli kreu bastisje në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar. Numri i përgjithshëm i palestinezëve të mbajtur nga Izraeli është rritur në rreth 9,000 që nga 7 tetori.
LEXON GJITHASHTU:
Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron