Ministri Karakaçi: Tenderi për ndërtimin e Porto Romanos është anuluar

11 Mars 2026 | 14:17

Ministri i Infrastrukturë dhe Energjetikës Enea Karakaçi, gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e vendimeve të marra në mbledhjen e qeverisë, komentoi edhe anulimin e tenderit për ndërtimin e Porto Romanos.

Karakaçi u shpreh se ofertuesi i vetëm në këtë garë është tërhequr për arsye ekonomike dhe rritjes së kostove të ndërtimit për shkak të krizë së fundit botërore.

“Është bërë edhe publike, ka dalë në disa media, tërheqja e ofertuesit në këtë garë. Po, kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm, me një arsye krejtësisht ekonomike për shkak të rritjes së kostove dhe efekteve të krizës. Kontraktori ka bërë një tërheqje, gjë për të cilën komisioni do vijojë me procedurën. Dua të rikujtoj faktin se edhe kryeministri u shpreh disa ditë më parë mbi projektin, kur tha që ka aktorë që përpiqen ta frenojnë dhe ta sabotojnë”, u shpreh ministri Enea Karakaçi.

Ai shtoi se “do ndërtohet një skenar tjetër dhe projekti do të realizohet”, pasi është i “një rëndësie të veçantë infrastrukturore”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në...
16:40 | 10/07/2026

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në...
16:35 | 10/07/2026

300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Qeveria ka hapur 300 kuota të reja për kredi të buta, duke u dhënë mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre me...
18:19 | 09/07/2026