Ministri Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR

14 Shtator 2024 | 19:35

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, është shprehur se ura e Ibrit do të hapet vetëm në koordinim me KFOR.

Sipas mediave të Kosovës, ai tha se veriu i Kosovës po karakterizohet nga një siguri që më parë nuk kishte ekzistuar, për shkak të kërcënimit të qytetarëve nga bandat e Millan Radojçiçit.

Krasniqi po ashtu iu kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiç, kur ky i fundit mbrëmë kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Veri.

“Që të jemi të qartë, zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025, por meqenëse kalendari për zgjedhjet lokale është i caktuar për muajin tetor të 2025, atëherë nuk shoh mundësi që zgjedhjet në këto komuna të mbahen në muajin prill. Këtë e mundëson udhëzimi administrativ i Qeverisë”, tha Krasniqi, sipas të cilit Kushtetuta nuk mund të shkelet.

Ai shtoi më tej se nuk do të bëjnë kompromis me zbatimin e ligjit jo vetëm në Veri, por në të gjithë Kosovën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026