Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen nga amnistia e fundvitit
Gjatë një interviste për Euronews me gazetarin Eni Ferahati, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, shpjegoi të gjitha kategoritë përfituese nga amnistia penale e fundvitit.
Ministri Lamallari theksoi se përzgjedhja e kategorive është bërë në mënyrë që të mos cenohet siguria publike dhe të favorizohet një qasje humane dhe e drejtë ndërsa shpjegoi kriteret që duhet të përmbushin të burgosurit për të përfituar nga amnistia.
“Kriteri që ka udhëhequr këtë amnisti ka qenë rrezikshmëria e ulët shoqërore. Sa i përket burrave, përfitojnë të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në tre vjet, ose nëse kanë një vendim mbi tre vjet por që u ka mbetur tre vjet e poshtë për të shlyer dënimin, duke përfshirë faktin se nuk janë të dënuar për vepra që përjashtohen nga amnistia, vepra me karakter të theksuar të rrezikshmërisë shoqërore. Sa i përket grave, janë ato të cilat janë të dënuara me vendim gjykate deri në katër vite burg, dhe të gjitha ato gra që kanë dënim më të madh por që kanë shlyer pjesën e dënimit që kanë pasur dhe periudha e mbetur është më pak se katër vite. Gjithashtu përfituese kemi gratë e dënuara që janë mbi moshën 50 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë, si dhe të dënuarit burra që janë mbi moshën 60 vjeç. Po ashtu kemi treguar një akt humanizmi për një kategori shumë vulnerabël, që janë të miturit ku të gjithë personat nën moshën 18 vjeç do të lirohen, sigurisht duke përjashtuar veprat e karakterit të rrezikshmërisë së lartë shoqërore”, tha ai.
Intervista e plotë
Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 19:56 Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
- 19:54 Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer
- 19:53 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 19:32 Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
- 19:12 Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen
- 18:59 Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor