Ministri serb i Mbrojtjes: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç njoftoi se deri në fund të vitit 2023, numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura Serbe, do të rritet nga 1500 në 5000.
Vuçeviç u shpreh se një vendim i tillë erdhi me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.
“Po informoj opinionin e Serbisë dhe jo vetëm të Serbisë, se mbrëmë gjeneral Mojsiloviç, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm, që Forcat e Armatosura të Serbisë të rrisin numrin e pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura deri në fund të vitit 2023, pra të atyre që do të trajnohen posaçërisht si pjesë e Ushtrisë Serbe, nga 1500 në 5000”, theksoi ai.
Ndër të tjera, ministri deklaroi se ushtria serbe do të ketë 5.000 ushtarë të trajnuar dhe të përgatitur me armët më moderne, të gatshëm për të mbrojtur atdheun, për të kryer çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë