English

Ministri serb ngre alarmin: Situata në Veri dramatike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Situata në veri është dramatike”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, teksa konfirmoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë “urdhrin” për gatishmëri të lartë ushtarake dhe nisje të forcave drejt kufirit me Kosovën.

- Advertisement -

“Para disa minutash, presidenti Aleksandër Vuçiç ka lëshuar urdhrin për ngritjen në nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake. Ushtria ka nisur aktivitetet e saj, ndërsa ajo çfarë po bën Kurti po na çon në vijat tona të kuqe, kjo më nuk është thjesht një lojë, kjo kërcënon sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në ato zona”, ka thënë ministri serb.

“Do të zbatojmë urdhrin e Komandantit Suprem dhe të bëjmë atë çfarë pritet prej ushtrisë serbe. Serbëve u them të jenë të qetë, të mos bien pre e provokimeve, në ndonjë skenar që do të mund t’i portretizonte si kriminelë. Ka terror të vazhdueshëm ndaj komunitetit serb. Është e rëndësishme të jemi të qetë, dhe të mbrojmë të drejtat dhe liritë tona”, ka thënë ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×