Ministri ukrainas i kërkon BE-së të vendosë sanksione ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian duhet të fillojë të vendosë disa sanksione ndaj Rusisë për të treguar vendosmërinë për të parandaluar një luftë në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.
Kjo deklaratë u bë nga ana e tij teksa mbërriti në Bruksel për të takuar ministrat e jashtëm të bllokut.
“Ne presim vendime. Ka shumë vendime që Bashkimi Evropian mund të marrë tani për t’i dërguar mesazhe të qarta Rusisë se përshkallëzimi i saj nuk do të tolerohet dhe Ukraina nuk do të lihet më vete”, u shpreh ai.
“Ne besojmë se ka arsye të mira dhe legjitime për të vendosur të paktën disa nga sanksionet tani për të demonstruar se Bashkimi Evropian nuk po flet vetëm për sanksionet, por gjithashtu po ecën përpara”, shtoi ai.
Vendet perëndimore kanë frikë se një grumbullim i trupave ruse pranë Ukrainës në javët e fundit mund të sjellë një pushtim.
Rusia mohon çdo plan për të pushtuar, por kërkon garanci gjithëpërfshirëse sigurie.
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell hodhi poshtë idenë e sanksioneve të menjëhershme, duke thënë se ai ende sheh hapësirë për diplomaci.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s