Ministri ukrainas: Synojmë ta fitojmë luftën në vitin 2023

26 Dhjetor 2022 | 20:35

Ministri i jashtëm i Ukrainës ka thënë se qeveria e tij synon të ketë një samit paqeje deri në fund të shkurtit.

Dmytro Kuleba tha në Ministrinë e Jashtme se Ukraina do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar luftën në 2023, duke shtuar se diplomacia luan gjithmonë një rol të rëndësishëm.

“Çdo luftë përfundon në mënyrë diplomatike. Çdo luftë përfundon si rezultat i veprimeve të ndërmarra në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve”, tha ai.

Kuleba bëri me dije se qeveria ukrainase do të donte të kishte një samit paqeje deri në fund të shkurtit.

“Kombet e Bashkuara mund të jenë vendi më i mirë për mbajtjen e këtij samiti, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një favor ndaj një vendi të caktuar. Kjo ka të bëjë me të vërtetë për të sjellë të gjithë në bord”, shtoi ministri.

Kuleba theksoi se Kombet e Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres mund të jenë ndërmjetësi i mundshëm për bisedimet e paqes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026