Ministria e Mbrojtjes e MB: Rusia synon të rekrutojë 400 mijë ushtarë këtë vit

10 Prill 2024 | 13:54

Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një raport të përditësuar të inteligjencës.

Trupat ruse në Ukrainë përbëhen nga ushtarë me kontratë dhe disa rezervistë, të cilët janë mobilizuar në fund të vitit 2022, sipas inteligjencës britanike.

Ushtarëve të rekrutuar, të cilët nuk janë të përfshirë ligjërisht në luftë, u bëhet presion që të regjistrohen si ushtarë me kontratë dhe në këtë mënyrë të mund të dërgohen në vijën e parë të frontit.

“Rreth 150.000 ushtarë nga mosha 18 deri në 30 vjeç janë planifikuar të rekrutohen këtë pranverë. Ata do të shërbejnë për 12 muaj në të gjitha llojet e forcave të armatosura të Rusisë”, tha inteligjenca britanike.

Më 3 prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov, i mohoi zërat për planifikim të mobilizimeve shtesë në Rusi, shkruan REL.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas disa dokumenteve që kanë rrjedhur nga inteligjenca amerikane në dhjetor të vitit të kaluar, në Ukrainë janë vrarë ose plagosur 315.000 trupa ruse që nga fillimi i luftës.

Rusia besohet të ketë humbur edhe mijëra tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë.

Ekspertët amerikanë kanë vlerësuar në gusht të vitit të kaluar se 75.000 ushtarë ukrainas janë vrarë, nga 200.000 sa ka qenë forca fillestare luftarake.

Ukraina është krejtësisht e varur nga furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë, për të vazhduar luftën kundër Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore

Izraeli ka njohur unanimisht vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si atë që e quajti gjenocid. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar...
16:55 | 28/06/2026

Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani këtë të diele ka reaguar lidhur me sulmet e fundit të Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit. Ai ka...
16:41 | 28/06/2026

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite duke vrarë të 14 personat në bord. Avioni që i përkiste gjigantit saudit të naftës Aramco dhe u rrëzua...
16:21 | 28/06/2026