Ministria e Shëndetësisë palestineze: 704 viktima në 24 orë në Gaza

24 Tetor 2023 | 15:40

704 persona janë vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, tha në një deklaratë të martën Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Shifra është numri më i lartë ditor i publikuar që nga fillimi i sulmeve izraelite kundër Gazës në fillim të këtij muaji, shkruan CNN.

Në deklaratën e ministrisë thuhej se kishte pasur 47 “masakra” që përfshinin ushtrinë izraelite në 24 orët e fundit. Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se të vrarët përfshinin 305 fëmijë, 173 gra dhe 78 individë të moshuar.

Sipas ministrisë, viktimat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të të vrarëve në Gaza në 5,791, ku përfshihen 2,360 fëmijë, 1,421 gra dhe 295 të moshuar.

Ndërkohë, Izraeli po përgatitet për një “operacion shumëpalësh” mbi Hamasin nga “ajri, toka dhe deti”, tha të hënën Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026