Ministria e Venezuelës: SHBA pezulloi fluturimin për riatdhesimin e emigrantëve

12 Dhjetor 2025 | 16:01

Ministria e Brendshme e Venezuelës tha në një deklaratë të enjten vonë se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar një fluturim për riatdhesimin e emigrantëve, i cili ishte parashikuar të mbërrinin të premten, mes tensioneve të larta prej muajsh mes dy vendeve.

Ministria ka thënë se një fluturim për riatdhesimin e emigrantëve u pezullua nga SHBA-të vonë natën e kaluar. Fluturimi duhej të mbërrinte sot.

Ky është zhvillimi më i fundit, ndërsa armiqësitë kanë filluar të përhapen gjatë kohës së fundit.

Vetëm këtë javë, SHBA-të sekuestruan një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës dhe Donald Trump kërcënoi me sulme tokësore “së shpejti”.

Sakaq, SHBA-ja po kryen një grumbullim ushtarak në shkallë të gjerë në Karaibet jugore, ndërsa Presidenti Donald Trump po bën fushatë për largimin nga pushteti të liderit venezuelian Nicolas Maduro.

LEXONINI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje

Kina i përshkroi si “trillime të pastra” deklaratat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump , i cili në fjalimin e tij televiziv të enjten riktheu...
12:06 | 17/07/2026

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve

Andy Burnham pritet të marrë zyrtarisht sot udhëheqjen e Partisë Laburiste në pushtet, duke i hapur rrugën që të bëhet Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar...
11:35 | 17/07/2026