PS fiton në Kombinat, Balluku: Njerëzit kanë nevojë për punë
Ministrja e Infrastrukturës dhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës ishte në Kombinat, aty ku dha dhe një deklaratë lidhur me fitoren e PS-së në këtë njësi administrative.
Ministrja Balluku e cilësoi Kombinatin si një zonë të vështirë, por PS-ja arriti të fitonte në këtë zonë.
“Kërkojmë mbështetje se kemi punuar dhe ne e kërkojmë votën për Edi Ramën dhe jo për cirkun. Kombinati është zona më e vështirë për shkak të kompleksitetit nga ndryshimet demografike dhe lagjes të re, tërmeti që e shkatërroi një pjesë, por ne bëmë maksimumin. Ne do jemi në terren çdo ditë që të bëjmë gjithçka që kemi premtuar,” u shpreh ministrja.
Sipas ministres ka qenë një fushatë e vështirë, por PS-ja ka dëgjuar çdo qytetar dhe i ka zgjidhur hallin.
“Kjo ka qenë një fushata atipike në kushtet e pandemisë, por ne kemi dëgjuar të gjithë dhe i kemi zgjidhur hallin. Jam një person me fat se kam njerëz që më duan të mirën dhe këta pas meje besojnë dhe mendojnë të njëjtat gjëra si unë,” tha ministrja Balluku.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata