Ministrja e Financave: Borxhi publik deri në fund të vitit mund të shkojë në 80%
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se borxhi publik është aktualisht në nivelin 77%, ndërsa paralajmëron rritje të tij deri në fund të këtij viti.
Këtë deklaratë ministrja e bëri në studion e “Now” në Euronews Albania me gazetaren Erla Mëhilli.
“Borxhi sot që flasim është në nivelin 76-77 %, pritet që deri në fund të vitit të shkojë deri në 80%”, tha ajo.
Ajo theksoi se kriza energjetike nuk parashikohet të ndikojë në rritjen e borxhit. Ministrja tha më tej se regjimi i fiskalizmit do të ndikojë pozitivisht në uljen graduale të borxhit publik, por edhe të deficitit.
“Kriza energjetike nuk parashikohet të rrisë më tej nivelin e borxhit, ndërkohë nga viti 2022 ne do të hyjmë në një regjim tjetër të konsolidimit fiskal ku niveli i borxhit dhe niveli i deficitit parashikohen të ulen në mënyre graduale”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun