Subvencioni i trajtimit të COVID-19, Manastirliu: Shumë shpejt do marrim vendim

10 Nëntor 2020 | 18:40

Qeveria shqiptare do të marrë shumë shpejt një vendim për të subvencionuar të gjithë qytetarët të prekur nga COVID-19 dhe që janë trajtuar në shtëpi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një intervistë në “Ilva Now”, tha se përfitues do të jenë të gjithë ata qytetarë që kanë marrë mjekim përmes mjekut të familjes.

“Ka një kostifikim (përllogaritje) që po realizohet dhe ne do të marrim vendimin e duhur në momentin e duhur duke u kujdesur për qytetarët për të gjithë elementët, jo vetëm për faturën financiare por mbi të gjitha për shëndetin e qytetarëve”, tha znj. Manastirliu.

“Ne do të kemi nesër një komunikim me publik dhe aty do të jetë një informacion më i detajua për faturën dhe pagesën financiare. Qeveria jo vetëm nga mjeku i familjes deri tek trajtimi në spital do të sigurojë me përgjegjësi maksimale në një kohë të jashtëzakonshme”, shtoi ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë tha se deri tani nuk ka pasur vendim për të subvencionuar faturën për ata që janë trajtuar me COVID-19 në shtëpi pasi nuk ka pasur një protokoll të unifikua.

“Trajtimet në spitale janë të kushtueshme dhe ka kosto dhe faturë të madhe. Këto janë 100% të financuara nga shteti. Sot kemi një protokoll me dy skema për trajtim në shtëpi për raste të lehta dhe të moderuara. Nuk është mendim i sotëm, vendimi do të bëhet në momentin që kemi një protokoll të duhur. Subvencionimi do të bëhet me recetë nga mjeku i familjes që ndjek dhe monitoro pacientit”, tha znj. Manastirliu.

Duke folur për investimet në shëndetësi, znj. Manastirliu tha se është alokuar një fond prej 2.5 miliardë lekë që kanë shkuar për forcimin e kapaciteteve spitale e testuese si dhe masat mbrojtëse. Ministrja tha se, aktualisht në institucionet publike kryhen në ditë 1500 deri në 1900 teste. Ndërkohë që në raportin e ditës së sotme janë përfshirë dhe testet e kryera në sistemin privat.

“Jemi në nivelet 1500-1900 testime ditore në ISHP plus testeve të dyshuara apo pozitive që vijnë nga privati. Në bazë për të raportuar të gjitha teste kemi raportuar 2700 testime të kryera në total”, tha ajo.

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se aktualisht në spitalin covid-3 janë 53 pacientë nga 100 shtretër në total. Znj. Manastirliu shtoi se pas ezaurimit të kapaciteteve do të hapet spitali covid-4 dhe faza tjetër është përfshirja e spitaleve rajonale.

“Sot në spitalin covid-3 gjenden 53 të shtruar ku janë më shumë se 100 shtretër. Pas covid-4 do të përfshihen spitalet rajonale. Kemi investuar në terapitë intesive rajonale. Janë gati sot katër spitalet dhe rajonalet janë gati në momentin që të ezaurohen kapacitetet”, tha znj. Manastirliu.

 

Ndiqni intervistën e plotë: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021