Ministrja gjermane kërcënohet nga njerëzit e Dodik

7 Prill 2025 | 08:54

Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, tha se ajo dhe delegacioni i saj u kërcënuan me dhunë nga përfaqësuesit e Millorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska, gjatë vizitës së tyre të premten në qytetin më të madh të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës.

Luhrmann – e cila në ditën e njëjtë u shpall person i padëshirueshëm nga Qeveria e Republikës Sërpska – tha në X se u takua me shoqërinë civile dhe opozitën në Banjalukë, të cilën e përshkroi si qytet “të mrekullueshëm me njerëz të mirë”.

“Nga fundi i programit tim në Banjalukë, Dodik dëshmoi përsëri qasjen e tij destruktive. Përfaqësuesit e tij na kërcënuan me dhunë mua dhe delegacionin tim. Kjo është shenjë e dobësisë. Dodik është tejet i izoluar dhe ka mungesë mbështetjeje nga qytetarët e Republikës Sërpska. Veprimet e Dodikut për shkëputje janë të papranueshme”, shkroi ajo.

Vizita e Luhrmann në Banjalukë u zhvillua një ditë pasi Gjermania dhe Austria njoftuan se tre liderët e entitetit serb të Bosnjës: presidenti Millorad Dodik, kryeministri Radovan Vishkoviq dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, do ta kenë të ndaluar hyrjen në këto dy vende, për shkak se kanë nxitur krizë kushtetuese në Bosnje.

Të premten, Qeveria e Republikës Sërpska tha se masat e përmendura kundër saj nga Gjermania, si dhe deklaratat publike dhe vizita e sotme në Republikën Sërpska e ministres Luhrmann, janë “ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme dhe shkelje e konventave ndërkombëtare”.

“Për të mbrojtur integritetin politik dhe institucional të Republikës Sërpska, Qeveria prezanton masa reciproke, të cilat përfaqësojnë një përgjigje proporcionale dhe legjitime në përputhje me praktikat ndërkombëtar”, tha Qeveria e Republikës Sërpska të premten.

Ajo tha se për ketë arsye ka vendosur ta shpallë Luhrmannin person të padëshirueshëm në Republikën Sërpska.

Gjermania dhe Austria thanë në vendimin e tyre të enjten se sulmet ndaj integritetit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës nga politikanët kryesorë të Republikës Sërpska, “janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjës dhe të gjithë rajonit”.

Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, Vishkoviçun dhe Stevandiçun, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026