Ministrja Gjonaj: Shkarkimi i gjykatësit Markelian Kuqo tregon se sistemi i ri funksionon

10 Dhjetor 2020 | 16:35

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përshëndeti vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që shkarkoi nga detyra gjyqtarin Markelian Kuqo, shkarkim që erdhi pas kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Në një deklaratë shpërndarë për mediat, Gjonaj shprehet se kjo është “një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion”.

“Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së. Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cënojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive,” – citohet të ketë thënë Gjonaj.

Kuqo u vu në qendër të vëmendjes pas lirimit nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjenerari, i cili akuzohej për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.

Vendimi për lirimin e Gjenerarit u rrëzua nga Gjykata e Apelit Korçe gjashtë muaj më vonë, ndërsa çështja kaloi për shqyrtim në ILD.

 

Lexoni gjithashtu:

KLGJ pranon kërkesën e ILD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Markelian Kuqo

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026