Ministrja Ibrahimaj: Synojmë uljen e borxhit publik në 67.5%

3 Nëntor 2022 | 12:06

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë nënvizoi se vitin e ardhshëm borxhi publik do të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto.

“Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhe të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga 51.3% e borxh i brendshëm dhe 48.7% i jashtëm. Në vitin 2022 ka pësuar ulje nga fundi i 2021, i cili vlerësohej 49.2%. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij. Borxhi afatshkurtër, 15.6% të totalit, 84.4% borxhi afatgjatë. Jetëgjatësia në borxhin e brendshëm paraqet risk më të lartë të financimit. Objektiv, rritja e jetëgjatësisë në borxhin e brendshëm, aktualisht është 830 ditë, përmirësim nga 2021, kur ishte 739 ditë”- tha Ibrahimaj.

Ministrja shtoi se në vitin 2023 pritej të merrej një eurobond i ri me vlerë minimale deri në 500 milionë euro.

“Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga tregjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondi ekzistues 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025″, u shpreh ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026