Ministrja spanjolle del kundër Izraelit: Çoni Netanyahun në gjykatë si Putin

26 Tetor 2023 | 10:58

Ministrja spanjolle për të Drejtat Sociale, njëherazi liderja e Partisë Podemos, Ione Belarra, është e para zyrtare e lartë perëndimore e cila ka dalë hapur kunër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Belarra shkruan se Netanyahu është krejtësisht jashtë kontrollit dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë së përkëdheluri.

Ajo sugjeron sanksione dhe embargo armësh për Izraelin.

“Netanyahu, në krye të shtetit të Izraelit, është krejtësisht jashtë kontrollit. Ai e shpalli OKB-në të padëshirueshme. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë së përkëdheluri dhe ta kundërshtojë atë. E përsëris: sanksione ekonomike dhe një embargo armësh”, ajo shkroi në X, transmeton Telegrafi.

Ajo më pas publikoi një video në të cilën sugjeron “katër gjëra që vendet evropiane mund të bëjnë sot për të ndaluar gjenocidin në Palestinë”.

“Sot mësuam se Netanyahu i ka shpallur Kombet e Bashkuara të padëshiruara në Izrael. Kjo do të thotë se stafi i OKB-së nuk do të ketë viza për të udhëtuar në atë zonë.

Ky është rezultat i faktit se as Netanyahu dhe as shteti i Izraelit nuk janë mbajtur përgjegjës për pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez në dekadat e fundit. Janë katër gjëra që vendet evropiane mund të bëjnë menjëherë. Së pari, prishin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit. Së dyti, zbatoni sanksione të forta ekonomike si ajo që u bë me Putinin”, tha ministrja spanjolla.

Gjithashtu ajo kërkon që Netanyahu dhe liderët e tjerë përgjegjës të çohen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për bombardimin e civilëve.

“Së treti, futni një embargo armësh. Së katërti, siç u bë edhe në rastin e luftës në Ukrainë, sillni Netanyahun dhe të gjithë liderët politikë përgjegjës për bombardimin e popullsisë civile në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Le të bëjmë diçka, është ende e mundur të ndalet gjenocidi”, përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti hungarez Tamas Sulyok ka firmosur këtë të shtunë amendamentin kushtetues i cili i jep fund presidencës së tij. Legjislacioni ishte pjesë e përpjekjes së...
20:54 | 18/07/2026

Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha të shtunën se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritetin ligjor për të arrestuar kryeministrin...
20:45 | 18/07/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të premten, ndërsa mbronin sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)...
20:30 | 18/07/2026