Ministrja Spiropali: ‘Open Balkan’ nuk është përjashtim i Procesit të Berlinit
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thotë se iniciativa “Open Balkan” nuk është qasje përjashtuese për Procesin e Berlinit.
“[Open Balkan]….nuk është përjashtues ashtu si vetë Procesi i Berlinit që nuk është përjashtues për integrimin evropian”, tha Spiropali në studion e “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania.
Përballë moderatores Erla Mëhilli, znj, Spiropali shtoi se ky proces është e vetmja mënyrë, që siguron tejkalimin e historive të hidhura të së shkuarës dhe krijimin e një jetë më të mirë për brezat e rinj.
“Është një proces krejt i hapur dhe ne besojmë shumë që mënyra e vetme për të tejkaluar jo vetëm historinë e hidhur, por për të krijuar një të ardhme më të ndritur për fëmijët e këtij vendi, të rinjtë e këtij vendi, që të përfshihemi në procese me Kosovën dhe me rajonin, të cilat bëjnë të mundur të kemi një treg më të mirë dhe një ekonomi më të mirë”, shtoi ajo.
Ajo pohoi se Shqipëria do vijojë të angazhohet në të gjithë këto procese, duke shtuar se shtylla kryesore e punës mbetet integrimi në BE.
“Këtu nuk ka asnjë problem dhe këto nuk janë përjashtuese, ne do angazhohemi shumë fort në të gjithë këto drejtime si me Procesin e Berlinit, si me Open Balkan si në procesin e integrimit evropian, që për ne është drita në fund të tunelit”, tha Spiropali.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun