Ministrja Xhaçka takon ambasadorin e BE: Integrimi, objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në Twitter, ministrja Xhaçka shkruan se i kishte shprehur ambasadorit Soreca mirënjohjen për kontributin personal për ndihmën ndaj Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, dhe thekson se integrimi në BE do të jetë gjithmonë objektivi më i rëndësishëm strategjik.
Very good meeting with Amb. @LSorecaEU. Constructive exchange of views on #EU integration process and initiation of SEI. Grateful for ?? assistance to MEFA and ?? institutions and Soreca’s personal contribution and goodwill?. pic.twitter.com/8iBGOzaPb1
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) January 8, 2021
“Zhvillova sot një takim shumë të mirë pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik.
Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri-BE”, shkruan znj. Xhaçka.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta