Ministri Cakaj tregon ‘diplomaci të lartë’ kur pyetet për shtetet e BE që kanë rezerva ndaj Shqipërisë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj komentoi në “Ilva Now” raportprogresin e publikuar sot nga Komisioni Europian. Ai tha se ky raport është një sinjal i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, pasi krahas politikës, z. Cakaj shtoi se BE-ja po mbështet vendet përmes paketave investuese.
“Komunikimi i sotëm Komisionit Europian është ri rëndësishëm realisht për një sërë arsyes dhe është një sinjal për të gjithë Ballkanin Perëndimor në tërësi, ku krahas konfirmimit të mbështetjes për zgjerimin në BE, është prezantuar edhe plani multimilionësh i investimeve, me çrast do të përfitojnë të gjithë vendet e Ballkanit”, tha ai.
Ministri Cakaj u shpreh se me përjashtim të Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Ai tha se ka informacion në lidhje me shumën financiare që Shqipëria do të përfitojë nga BE-ja, por shtoi se kjo do të publikohet nesër nga vetë Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhleyi.
“Unë shumën e di, por po e presim komisionerin. BE ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e rimëkëmbjes për Shqipërinë. BE është duke e shoqëruar procesin politik, me instrumente të rëndësishme financiare. Konfirmohet se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në agjendën e saj evropiane, përjashto çështjen Gjykatën Kushtetuese, ku është në proces plotësimi me gjyqtarët e nevojshëm. Shqipëria gëzon të gjitha kapacitetet teknike për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Është një datë e mundshme, por jo e sigurt. Provoja më ka mësuar që të kursehem nga dhënia e datave, por kjo është çështje tjetër, por ne na takon të plotësojmë të gjitha kushtet. Nuk mund të them se do të mbahet në dhjetor”, shtoi ai.
I pyetur nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare se cilat janë shtetet anëtare të BE-së, të cilat kanë rezerva për rrugën europiane të Shqipërisë, diplomati shqiptar në detyrë nuk zgjodhi të flasë konkretisht, por tha se më parë duhet të kryhen detyrat e shtëpisë, siç është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo e Lartë.
“Është e vështirë të thuhen shtetet, që kanë probleme me ne, sepse Shqipëria fillimisht duhet të plotësojë Gjykatën Kushtetuese për konferencën e parë ndërqeveritare. Vlerësimi i gjithë Gjermanisë është i jashtëzakonshëm, ku atje është disponimi pozitiv për të vijuar me konferencën. Diplomacia bëhet në heshtje. Shqipëria sikur të ishte në situatë kritike, as vendimi për hapjen e negociatave nuk do të ishte marrë fare”, tha ai.
Ministri Gent Cakaj, deklaroi më tej se Shqipëria ka vullnetin t’i mundësojë Kosovës daljen në portin e Durrësit dhe zhvendosjen e pikës doganore atje.
Lexoni gjithashtu:
Prezantohet zyrtarisht raporti i KE për Shqipërinë, Varheyli thirrje për reformat
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta