Minsitri izraelit paralajmëron Khamenein: Rrezikon të kesh fatin e Sadam Huseinit

17 Qershor 2025 | 12:48

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka bërë një deklaratë të fortë në drejtim të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke e krahasuar me diktatorin irakian Sadam Husein dhe duke e paralajmëruar se mund të ketë të njëjtin fat.

“E paralajmëroj diktatorin iranian kundër vazhdimit të kryerjes së krimeve të luftës dhe lëshimit të raketave ndaj civilëve izraelitë,” deklaroi Katz, sipas raportimeve nga mediat izraelite.

Sipas tij, udhëheqja iraniane është përgjegjëse për intensifikimin e sulmeve ndaj Izraelit dhe do të përballet me pasoja të rënda nëse vazhdon këtë linjë veprimi.

“Khamenei do të bënte mirë të kujtonte fatin e diktatorit në vendin fqinj me Iranin, i cili zgjodhi të njëjtën rrugë kundër shtetit të Izraelit,” tha më tej ministri, duke iu referuar rrëzimit dhe ekzekutimit të Sadam Huseinit pas ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Irak në vitin 2003.

Deklaratat vijnë në një kohë përshkallëzimi të tensioneve ushtarake mes Izraelit dhe Iranit. Autoritetet iraniane pretendojnë se dhjetëra civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që kanë nisur prej së premtes.

“Ne do të vazhdojmë edhe sot të veprojmë kundër regjimit dhe objektivave ushtarake në Teheran,” theksoi Katz, duke konfirmuar vijimin e ofensivës izraelite. Ai paralajmëroi popullsinë iraniane që të largohet nga kryeqyteti i vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026