Minutazhi për deputetët në Kuvend përplas maxhorancën dhe opozitën

14 Tetor 2021 | 10:34

Seanca plenare e së enjtes ka nisur me debate mes opozitës dhe maxhorancës për reduktimin e kohës në dispozicion për të folur.

Koha e opozitës për të diskutuar në parlament është reduktuar përreth 100 minuta, për shkak të situatës së pandemisë.

Por, ky vendim është kundërshtuar nga opozitarët, të cilët e quajnë “mbyllje goje” dhe  kërkojnë 600 minuta në dispozicion, 10 minuta për secilin deputetet, siç parashikon rregullorja.

Ndërkohë pati edhe një reagim nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili u shpreh se do të ketë një reduktim të kohës në kuvend derisa të jenë të vaksinuar të gjithë deputetët.

“Zotërinj jemi në gjendjen e një pandemie botërore. Nuk ka asnjë parlament në Europë që nuk i zhvillon seancat me kohë të reduktuar në sallë. Kuvendi i Shqipërisë me kompetencë që i ka dhënë rregullorja e Konferencës së Kryetarëve, ka përshtatur aktivitetin e vetë”, u shpreh Balla.

Ndërsa, Tritan Shehu propozoi se nuk duhet të futen në sallë deputetët e pavaksinuar dhe në këtë mënyrë deputetët e tjerë do kenë kohë të mjaftueshme për të folur.

Por, debati vijoj më tej edhe mes Lulzim Bashës dhe Eduard Shalsit, ku nuk mungoi një gjuhë e ashpër nga ana e kryedemokratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026