Miqtë e Elon Musk do të kontribuojnë me mbi 7 mld dollarë për blerjen e Twitter
Miqtë e pasur të Elon Mask do të kontribuojnë me një shumë prej 7,14 miliardë dollarë për të mbështetur ofertën e miliarderit për të blerë platformën sociale Twitter.
Të enjten, shefi i Teslas deklaroi se 19 investitorë kanë mbështetur idenë e tij për të blerë Twitter për shifrën e 44 miliardë dollarëve, përfshirë persona nga bota e kriptomonedhave, Silicon Valley dhe Wall Street.
Shuma më e madhi si kontribut, erdhi nga themeluesi i Oracle dhe anëtari i bordit të Teslas Larry Ellsion me 1 miliardë dollarë, shkruan Euronews.
Investitorët e tjerë ishin platforma e kriptomonedhave Binance, një princ saudit dhe sipërmarrje nga Sequoia, e cila ka mbështetur kompani të tjera si Apple dhe Google.
Një tjetër investitor që mbështet Musk është firma Qatar Holding, e cila do të kontribuojë me 375 milion dollarë dhe Fidelity me 316 milion dollarë.
Themeluesi i Binance Changpeng Zhaeo tha se kompania ka investuar 500 milion dollarë dhe e cilësoi blerjen e Twitter nga Musk si një hap përpara drejt “Crypto Twitter”, për të ndihmuar biznesin e tij.
A small contribution to the cause. https://t.co/xD9XZxOWfL
— CZ 🔶 Binance (@cz_binance) May 5, 2022
LEXONI GJITHASHTU
- Elon Musk sulmon George Soros – ç’po ndodh mes 2 multi-miliarderëve?
- Produkti që sipas Elon Musk do të shitet më shumë se Teslat në pak vite
Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian, SHBA riafirmon mbështetjen për qeverinë e re
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia është gati për paqe me Ukrainën
Pezullohet ngarkimi i naftës në Oman pas një sulmi të dyshuar me dron
- 09:35 Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)
- 09:24 Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian, SHBA riafirmon mbështetjen për qeverinë e re
- 09:16 Evropa kërcënohet nga nxehtësia ekstreme, meteorologët paralajmërojnë për rikthimin e El Niño-s
- 09:06 Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja
- 09:05 Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia është gati për paqe me Ukrainën
- 08:49 Pezullohet ngarkimi i naftës në Oman pas një sulmi të dyshuar me dron