Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

5 Qershor 2026 | 09:06

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri gjatë përpjekjes për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së Braçellarit, hetuesit kanë gjetur jo vetëm kallashnikovin që dyshohet se u përdor në sulmin ndaj forcave të policisë, por edhe sasi të konsiderueshme municioni luftarak. Po ashtu janë sekuestruar radio komunikimi të ngjashme me ato që përdoren nga Policia e Shtetit, dylbi si dhe dronë, të cilat po i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar përdorimin e tyre.

Të njëjta burime sqaruan se të mërkurën e datës 3 qershor, pra një ditë para ngjarjes, 43-vjeçari ishte denoncuar në polici nga çobani që kishte vetëm 15 ditë që e kishte punësuar në stallat e tij. Sipas kallëzimit, Braçellari e kishte kërcënuar me jetë dhe nuk kishte pranuar t’i jepte pagesën për punën e kryer.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se Braçellari ka pasur një të kaluar problematike edhe më herët. Në vitin 2004, në moshën 21-vjeçare, ai është paraqitur në Forcat e Armatosura, por ka qëndruar vetëm tre ditë dhe më pas nuk është rikthyer më në repart. Edhe për këtë rast, burime sqarojnë se ka pasur një procedim të hapur ndaj tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
10:21 | 09/07/2026

Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta

Avokati i Ilir Metës, Bujar Musta është paraqitur këtë të enjte në GJKKO për gjyqin ndaj ish-presidentit në themel. Gjyqi pritet të mbahet në orën...
09:55 | 09/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026