Miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Osmani: Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton

13 Shkurt 2026 | 20:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare. Osmani thekson se këto marrëveshje do t’i hapin rrugë vendit për rreth 1.1 miliardë euro investime.

Sipas saj se këto marrëveshje sjellin mundësi të reja për të rinjtë, mbështetje për familjet, investime për bizneset, si dhe përmirësim të cilësisë së shëndetësisë, arsimit dhe sundimit të ligjit.

“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin tone”.

“Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi”, shkruan Osmani në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në...
09:39 | 09/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026