Miratimi i vaksinës në Europë, vendimi më 23 dhjetor

15 Dhjetor 2020 | 21:21

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn konfirmoi se Agjencia Europiane e Medikamenteve do të aprovojë vaksinën kundër Covid të Pfizer-Biontek më 23 Dhjetor, duke përshpejtuar vlerësimin dhe aprovimin e medikamentit për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve në Gjermani dhe në vendet e tjera të Europës. Gjermania po i ashpërson masat kufizuese teksa mundohet të mbajë nën kontroll përhapjen e infektimeve.

“Ky është një lajm i mirë që vaksina do të aprovohet më 23 dhjetor. Pra, nëse të dhënat që po analizohen, e lejojnë një gjë të tillë. Gjithsesi jemi optimistë që medikamenti do të aprovohet më 23 dhjetor. Ky është një lajm i mirë për ne dhe të gjithë vendet e Bashkimit Europian”, tha Spahn.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Ambasada gjermane në Shqipëri njoftoi se do të duhet të futen në karantinë të detyruar 10-ditore të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Shumica e popullsisë së botës nuk pati të ardhura për t’u përballur me pasojat e pandemisë së coronavirusit. Kështu thotë një raport i shoqatës Oxfam, që nënvizon se më problematike situata ka qenë në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026