Miratohet me 85 vota pro Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty
Kuvendi ka miratuar me 85 vota pro dhe 12 kundër, Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Marty.
Ndërkohë në seancën e sotme plenare Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidenti Meta për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit. Ky ligj është votuar me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro.
Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty përbëhet nga anëtarët e mazhorancës që janë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Ermonela Felaj.
Ndërsa, nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.
Kështu, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.
Mes tjerash, Dick Marty në raportin e tij përmend të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në qarkun e Matit, e cila sipas tij është përdorur për të kryer transplantim organesh.
Ky komision u ngrit disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.
Ndërkohë në Shqipëri ka pasur debate dhe sulme publike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me angazhimin e tij në kohën e luftës si këshilltar ligjor në misionin e OKB-së, UMNIK, që u mor me faktimin e krimeve serbe në Mitrovicë.
Lexoni gjithashtu:
Euronews Albania zbardh emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta