Miratohet rezoluta që i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga Zaporizhia
Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës kërkon që Rusisë që t’i japë fund okupimit të centralit bërthamor të Zaporizhias.
Kështu thanë diplomatët që morën pjesë në takimin me dyer të mbyllura, më 15 shtator, në Vjenë.
Zaporizhia është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Rezoluta e miratuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) i bën thirrje Rusisë që “të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet kundër dhe në centralin bërthamor të Zaporizhjës dhe çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë”.
Bordi prej 35 anëtarësh e miratoi rezolutën me 26 vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, thanë diplomatët, duke shtuar se Rusia dhe Kina votuan kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak