Misioni faktmbledhës i PPE/ Berisha: Ishin përfaqësues të 28 partive, temat që u diskutuan

25 Shkurt 2026 | 14:41

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Europiane ka zhvilluar vizitë në Shqipëri me përfaqësues të 28 partive, siç deklaroi Berisha.. Sipas kreut të Partia Demokratike në qendër të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet, akuzat që ai hedh vazhdimisht për kryeministrin Edi Rama si dhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë, në kuadër të dy rezolutave të miratuara nga PPE në vitet 2024 dhe 2025 për Shqipërinë.

“Ju e dini që janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet.

U jemi shumë mirënjohës. Kanë ardhur përfaqësues të 28 partive simotra në këtë mision. Për ne është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan. Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze.

U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto. Por unë nuk mund të hyj në detaje dhe nuk kam ndërmend, për arsye sepse është rregulli Chatham House që duhet të zbatohet në këto raste”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026