Misteri i Kishës së Laçit, pse njerëzit besojnë tek “magjia” e saj

12 Maj 2026 | 10:01

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, prifti françeskan Landi Jaku zbuloi “misterin” se përse njerëzit vizitojnë Kishën e Laçit dhe çfarë besojnë ata tek ajo.

Sipas priftit, vizitorët nuk janë vetëm të besimit të krishterë apo vetëm shqiptarë, ai theksoi se vizitorët janë edhe të besimit mysliman dhe të huaj. Sakaq, ai tha se vizita e mijërave njerëzve në Kishën e Laçit është se ata gjejnë shërim shpirtëror dhe fizik, rezultat nga vizitat dhe lutjet e tyre për vete apo për të afërmit e tyre.

“Në shekujt më vonë, në shekullin e 16-17, kanë filluar edhe këtu në Shqipëri në numër më të vogël, por më pas kanë filluar të shtohen dhe, mbi të gjitha, pas vitit 1930 në Shqipëri ka pasur një numër të konsiderueshëm.

Këtë shpirtëni e kanë sjellë françeskanët dhe u kanë thënë besimtarëve t’i luten Zotit, se Zoti bën mrekulli nëpërmjet Shën Ndoit, dhe vetë françeskanët janë lutur me besimtarët, dhe cilido besimtar që ka ardhur me fe dhe devocion ka marrë prej Zotit këtë mrekulli.

Kisha me kalimin e kohës është quajtur Kisha e Shën Ndoit, por në të vërtetë nuk është ashtu, njerëzit shkojnë në kërkim të shërimit fizik dhe shpirtëror.

Ajo që e bën më të famshme është se njerëzit e kanë marrë prej Zotit këtë mrekulli, e cila është e pashpjegueshme, dhe njerëzit shkojnë dhe kërkojnë të plotësojnë nevojat që kanë për shërim të shpirtit dhe për qetësi.

Shumica që vijnë janë shqipfolës, por kohët e fundit janë edhe të huaj, polakë, gjermanë, austriakë. Kërkojnë të kremtojnë meshë këtu dhe ne ua bëjmë të mundshme normalisht dhe i vendosim në dispozicion gjithë kishën. Ne jetojmë në të njëjtin vend, ka edhe myslimanë që vijnë”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026