Mite të vjetra moderne, heroizmi, dashuria dhe sakrifica njerëzore vijnë përmes ciklit grafik
Personazhet e miteve me historitë e bëmat bëhen modernë sepse flasin pa pasur shumë rëndësi koha dhe shijet. Një udhëtim në të kaluarën për të ri-gjetur vlerat e nevojshme të së tashmes vjen nëpërmjet ekspozitës “Mite të vjetra moderne”.
Një revoltë e butë ndaj denatyralizimit të botës njerëzore dhe njeriut “të programuar” që po orienton shoqërinë drejt humbjes së vlerave. Kështu do ta përkufizonte piktori Hermon Madhi ekspozitën më të fundit të realizuar në stilin grafik ku heronjtë mitikë transformohen në modernë.
“Kali i trojës përbën dhe lavdinë dhe tradhëtinë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë edhe me luftën bashkë ngel simbol që ruan atë që ne nuk duhet ta ruajmë më. Nëse atëherë ruhej përmes akejve me shpatë sot mund të ruhet me mjete më moderne, të cilat po funksionojnë anembanë botës kudo ku ka konflikte të mëdha”, – shprehet piktori.
Krijimi artistik i piktorit është një ekuilibër mes logjikës dhe emocionit, mes racionales dhe ndjenjës ku e vjetra merr formën e së tashmes.30 grafikët në sfond të bardhë, të gjitha në format A4 përdorin ngjyrat dominuese të së kuqes, të zezës dhe blusë si një shenjë e patjetërsueshme e përpjekjes për të sfiduar unin materialist.
“Ngjarjet vijnë drejt zbehjes ndërkohë që piktorë si Dali, Pikaso ishin lajtmotive të forta në gjithë brumosjen e njeriut, sidomos të rinisë. Unë mendoj që këta mund të risjellin diccka të paktën, ta shohin në një këndvështrim ndryshe jo vetëm përmes teknologjisë që lëviz me sekonda sot”- vijon Madhi.
Ekspozita “Mite të vjetra moderne” çeli ciklin e aktiviteteve për këtë vit pranë Cod dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 31 janar.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij