Mitsotakis: Çështja Beleri do zgjidhet shumë shpejt, Shqipëria e ka marrë mesazhin

1 Korrik 2023 | 12:40

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel. Ai u shpreh se nuk do të lejojë që çështja Beleri të kalojë pa u bërë bujë.

Ky i fundit u arrestua para zgjedhjeve me akuzën për shit-blerje votash.

“Shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta. E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt,” – deklaroi Mitsotakis.

Ai shprehu bindjen se qëndrimi i tyre do të ndikojë në ndryshimin e mendimit të palës shqiptare.

“Pajtueshmëria me rregullat bazë të shtetit të së drejtës përbën kusht të panegociueshëm për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është bërë plotësisht i qartë në Shqipëri,” – tha kryeministri grek.

Më 27 qershor u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës në mungesë të Belerit. Ai madje dërgoi një letër nga burgu ku shkruante  leja për betimin e tij u refuzua qëllimisht nga kryeministri Edi Rama, pasi “kërkon tjetërsimin e vullnetit të himariotëve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026