Ilir Kulla: Hetimi i Fredi Belerit do zgjasë me vite

29 Qershor 2023 | 21:30

Analisti Ilir Kulla është shprehur se hetimi për Fredi Belerin do të zgjasë me vite të tëra.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se procedurat për çështjen “Beleri” do të jenë të gjata ndërsa theksoi faktin se në këtë mes ka përplasje politike.

“Për arrestimin e Belerit nuk mund të heqim faktin që ka një përplasje politike. Duhet të jemi realist se kur u bë reforma në drejtësi nuk u prek kodi i procedurës. Ka shumë njerëz si Fredi Beleri që thjesht për çështje procedurash, rrinë burgjeve  deri sa të presin gjykimin dhe më pas mund të dalë i pafajshëm. Procedurat te ne janë të tmerrshme. Janë 18 prokurorë që kanë pa fund dosje. Në rastin më të mirë të Fredi Belerit do të duhet t’i kaloj të gjitha shkallët që thamë, të paktën duhet të rrijë disa muaj deri sa të vijë radha. Hetimi i çështjes dhe gjyqi i Belerit ka për të zgjatur me vite.”- tha Kulla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026