“Mitsotakis e ka humbur besimin te Rama”, Meçollari: Janë thyer marrëdhëniet diplomatike

25 Prill 2026 | 20:59

Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë pas takimit të dy kryeministrave në Athinë. Meçollari gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis lidhur më çështjen e detit ka humbur besimin për arritjen e marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama.

“Takimi të paktën në lidhje me çështjen e detit, sepse në fakt mënyra se si e trajtoi kryeministri ishte që jemi dakordësuar, kemi dakordësi, do të krijojmë përsëri shportën atë të vitit 2014-2015 ku do të jenë të gjitha çështjet. Dhe çështjen e deklaroi që në shtator do të mbyllet.

Pra e paraqiti si një dakordësi, por ditën tjetër dolën detajet. Ku qeveria greke deklaroi që nuk e ka prioritet çështjen e detit, por në fakt mbasi deklaroi që nuk e ka prioritet i vendosi dhe objektivin zotit Rama.

Duhet të kthehesh tek 2009 dhe këtu qëndron problemi, pse? Pse ky lloj mosdakordësie në çështjen e marrëveshjes detare? Thelbi është i thjeshtë, grekët, Mitsotakis ka humbur besimin në çështjen e marrëveshjes te kryeministri Rama. E ka humbur besimin që kryeministri Rama mund të mbajë dakordësinë e 20 tetorit të vitit 2020.

 Në fakt ai nuk mund ta mbajë dot, nuk mund ta arrijë dot atë që ka rënë dakort në 20 tetor 2020 me Dendias-in në Tiranë. Çështja është që në këto gjashtë vite ai ka pretenduar tre katër herë që do të vijojë marrëveshja. Pra, në një farë mënyre i ka dhënë frymëmarrje, i ka premtuar qeverisë greke që ne do të vazhdojmë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026