Mitsotakis në Derviçan: Minoriteti grek, urë bashkëpunimi mes 2 popujve tanë

22 Dhjetor 2022 | 17:27

Pasi zbriti nga helikopteri, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u prit me këngë e valle popullore nga përfaqësues të minoritetit grek në Derviçan dhe nga kryeministri Edi Rama.

Pas ndalesës së parë në Himarë, aty ku garantoi se do ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj europian, gjatë fjalës së tij në Derviçan, Mitsotakis e cilësoi minoritetin grek urë miqësie midis dy vendeve

“Minoriteti grek është urë bashkëpunimi midis dy popujve fqinje. Nëse kjo ndodhte përpara 31 vitesh aq më shumë vlen sot dhe duhet ta dini se me kryeministrin Edi Rama kemi bashkëpunim shumë të ngushtë. I njohim, jemi në dijeni të problemeve që ju preokupojnë  dhe do mund t’i fusim ato në rrugën e zgjidhjes me frymë bashkëpunimi, me frymë predispozicioni pozitiv, sikundër e dini gjithashtu mbështetjen që i kemi dhënë dhe i jep shteti grek të gjithë këtyre helenëve që jetojnë në trojet tuaja. Konsiderojeni këtë si fakt”, tha kryeministri grek.

Në po të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili minoritetin grek në Derviçan e cilësoi si një ndër më të rëndësishmet.

“Nuk dua të zgjatem, por vetëm të them që për ne, minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes 2 vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua ti përshëndes të gjithë qytetarët si ju me kombësi greke që i kanë dhënë shumë komunitetit, vendit dhe falë lirisë e hapjes së kufijve pas një periudhe të gjatë, mund të lëvizin lirisht mes kësaj dhe asaj ane të kufirit dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti janë ndër më të rëndësishmit në ekonominë tonë”,

Në përfundim të ceremonisë, kryeministri Rama foli edhe për çështjen e detit, ku deklaroi se marrëveshja e Hagës do të respektohet me përpikëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026