Mitsotakis në Derviçan: Do bëjmë të pamundurën të zgjidhim problemet që kemi
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ndodhet në Derviçan ku është pritur nga Edi Rama.
Në fjalën e tij para banorëve të zonës është shprehur se do të mbështesë minoritetin grek ndërsa ka premtuar se do të bëjnë maksimumin që fëmijët që jetojnë në këto zona të shkollohen në gjuhën greke.
“Livadhja ka qenë një urë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Do bëjmë të pamundurën që të zgjidhim të gjitha problemet që ju keni gjithmonë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Për të gjithë ata grekë që jetojnë këtu, ndihma jonë nga ana qeveritare do të jetë e madhe. Do bëjmë maksimumin që fëmijët grekë që jetojnë këtu të shkollohen në gjuhën greke sigurisht dhe shqipen.
Ne do e mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Jam shumë i emocionuar për vizitën time këtu dhe për pritjen që më keni bërë. Ju jam fjalën që do jem mbështetja juaj kryesore jo vetëm tani por gjithnjë. Do kemi bashkëpunim me qeverinë shqiptare për infrastrukturë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama- Mitsotakis: Jep fjalën se do vish sërish, unë do jem prapë kryeministër
- Pendarovski: S’do ketë drejtësi në RMV nëse nuk shohim gjykatës e prokurorë në burg
- Shporta e ‘Santa Claus’ në Greqi, ulje çmimesh për lodrat për fëmijë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’